Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar ditën e sotme kontrolle të thelluara në bizneset e Klajdi Merkajt, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Merkaj është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave, të lidhura me aktivitetet e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Raportohet se ekzistojnë dyshime të forta se përmes bizneseve të tij janë pastruar miliona euro, të përfituara nga tenderat e AKSHI-t.

Reklame

Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë.

Reklame