Tirana është përfshirë nga kaosi, me flakë, dëmtime të pronës publike dhe private dhe përplasje gjatë protestës. Ndërsa situata në kryeqytet është përshkallëzuar, lindin pikëpyetje mbi reagimin e Policisë së Shtetit dhe mënyrën se si po menaxhohet rendi publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është raportuar në terren gjatë protestës, por qytetarët presin një reagim efektiv për të ndalur dhunën dhe për të mbrojtur institucionet, bizneset dhe pronën publike.
Në një situatë të tillë, pyetja mbetet: a po arrin policia ta kontrollojë situatën, apo Tirana po lihet në mëshirën e kaosit?
Lexo edhe
Tensione para Kryeministrisë, gurë dhe autobot uji në protestë
Demo “kërcënon” protestuesit: Përgjegjësia para ligjit nuk harron











