Advertisement

Po kryente shkeljen dhe njëkohësisht e kthente në video për TikTok. Një drejtues automjeti në Berat është ndëshkuar nga Policia Rrugore pasi u filmua duke lëvizur me makinë mbi trotuar, duke rrezikuar këmbësorët.

Videoja e publikuar në TikTok tregonte automjetin duke lëvizur në trotuar në qytetin e Beratit. Pamjet u vunë në dispozicion të Policisë Rrugore, e cila nisi verifikimet për identifikimin e drejtuesit.

Reklame

Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi drejtuesin e automjetit, shtetasin me inicialet I. L., i cili u shoqërua në Komisariat për veprimet procedurale.

Në përfundim, ai u ndëshkua me 60 mijë lekë masë administrative, ndërsa iu tërhoq edhe leja e qarkullimit.

Kontrolli i dokumentacionit zbuloi edhe dy shkelje të tjera: automjeti rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Rasti tërheq vëmendje edhe për mënyrën se si u evidentua shkelja: drejtuesi nuk u filmua thjesht nga një qytetar, por pamjet e manovrës u publikuan vetë në TikTok, duke bërë që policia të ndërhynte për identifikimin e tij.

Policia Rrugore vijon të përdorë edhe monitorimin e materialeve të publikuara në rrjetet sociale për evidentimin e shkeljeve të qarkullimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin 112.

lexo edhe:

Përplasje për ujin në Burimas/ Banorët përballen me policinë: “Mos na e merrni ujin!”

U shtirën si Taulant Balla dhe i kërkuan Armand Dukës 100 mijë euro/ Kush janë dy të rinjtë që ranë në kurthin e policisë

Reklame