Advertisement

Një konflikt për motive të dobëta në Durrës ka përfunduar me kanosje me armë zjarri, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Relatives”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë 36-vjeçarin H. Ll., banues në Durrës.

Reklame

Sipas Policisë, 36-vjeçari dyshohet se pas një konflikti me shtetasin E. B., 69 vjeç, e ka kanosur atë me një armë zjarri tip kallashnikov, të cilën e posedonte pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, efektivët sekuestruan kallashnikovin që dyshohet se është përdorur në kanosje, si dhe një krehër me municion luftarak.

Policia bën me dije se 36-vjeçari ka precedentë penalë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

Projekt i ri për Parkun Rinia, Rama: Ndërtimi i kullave është kompleks, nuk kemi ende kapacitetin dhe dijet

Veliaj kundër ‘Territoriales’, letër Kuvendit: Mos e votoni, s’është konsultuar!

Reklame