Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur në Komisionin e Ligjeve për përmasat e parave të paligjshme që qarkullojnë në Shqipëri.
Ai tha se për ruajtjen e parave përdoren edhe sisteme kondicionimi, ndërsa punëtorë kujdesen që ato të mos dëmtohen.
Bylykbashi shtoi se në vend hyjnë edhe sasi parash me mjete transporti, të cilat lidhen me trafikun e drogës.
Pjesë nga fjala:
Paraja e pisët që nuk ka shqiptar që nuk e di që është me volum gjigant. Me metra kub e llogarisin. Marrin me qera apartamente, i blindojnë dhe minimumi dhomë të mbushur plot. Nuk janë anekdota, se i di njerëzit këto. Ndoshta s’e dini ju, por unë jam i sigurt që edhe ju e dini. Me sisteme kondicionimi që mos t’u myken paratë. Me njerëz që kanë për detyrë t’i kthejnë që mos t’u myken paratë. Pra volumi është gjigant. Madje hyjnë sasi parash me mjete transporti nga trafiku i drogës.
Lexo edhe
Bylykbashi paralajmëron PS: Nëse mbroni Ballukun, Shqipëria bën hap pas drejt BE
Arresti i kreut të SHISH/ Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi: “Ka rënë shteti”













