20 persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar më 13 shtator 2026, gjatë të cilit u bllokua qarkullimi në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Në vijim të hetimeve për dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme gjatë protestës, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për 20 pjesëmarrës.

Reklame

Sipas Policisë, personat e proceduar dyshohet se, përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike.

Bllokimet janë konstatuar në disa prej akseve kryesore të Tiranës, konkretisht në bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson”, si dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Policia ka referuar materialet për shtetasit:

  • Sh. B., 33 vjeç
  • V. D., 29 vjeç
  • B. K., 36 vjeç
  • A. P., 49 vjeç
  • I. M., 28 vjeç
  • A. J., 39 vjeç
  • A. K., 46 vjeç
  • G. P., 37 vjeç
  • A. Ll., 28 vjeçe
  • I. M., 24 vjeçe
  • E. K., 27 vjeç
  • A. N., 26 vjeçe
  • S. E., 32 vjeç
  • A. Ll., 20 vjeçe
  • M. Y., 19 vjeç
  • A. B., 59 vjeçe
  • D. G., 50 vjeç
  • B. M., 34 vjeçe
  • R. Sh., 22 vjeç
  • A. K., 29 vjeçe

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Procedimi lidhet me veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lexo edhe:

Përplasje mes policisë dhe protestuesve pranë shkollës “Qemal Stafa”, dhjetëra të shoqëruar

DITA E 105 E PROTESTËS/ Diaspora merr drejtimin, anulon marshimin: “Do të qëndrojmë 24 orë para Kryeministrisë”

Reklame