Një ngjarje e zakonshme ka shkaktuar kaos në trafikun e Tiranës ditën e sotme. Një kamioni ka humbur ngarkesën me çakull gjatë lëvizjes në zonën e Unazës së Madhe, konkretisht në Mjull Bathore, duke bllokuar rrugën dhe krijuar kolona të gjata mjetesh.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po menaxhojnë trafikun dhe punojnë për pastrimin e rrugës nga inertet e shpërndara.
Reklame
Autoritetet bëjnë me dije se, pas përfundimit të pastrimit, pritet rikthimi i qarkullimit normal të automjeteve.
Reklame







