Protesta e 105-të para Kryeministrisë po zhvillohet këtë të shtunë, më 12 shtator, nën drejtimin e diasporës.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, sot fjalën në shesh e kanë marrë vetëm përfaqësues të diasporës, duke lënë jashtë grupin e njohur si “grupi i mikrofonit”, i cili zakonisht ka drejtuar pjesën e fjalimeve gjatë protestave.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është anulimi i marshimit në rrugët e Tiranës.
Sipas vendimit të protestuesve, në vend të marshimit, turma do të qëndrojë 24 orë në sheshin para Kryeministrisë, duke vijuar kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Rama ik”, “Dorëheqja”, thirrjet nga sheshi
Kanë kaluar më shumë se 3 orë nga nisja e protestës, ndërsa diaspora dhe protestuesit vijojnë të qëndrojnë rreth Kryeministrisë.
Në shesh janë flamujt kombëtarë, daullet dhe simbolet shqiptare, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje si:
“Rama ik”,
“Dorëheqja”,
“Gjithë Shqipëria është me ne”,
“Ju erdhi fundi”.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Edi Ramës.
Vendimi për 24 orë në shesh
Protestuesit kanë vendosur që protesta të mos vijojë me marshimin e parashikuar nëpër rrugët e Tiranës.
Në vend të tij, është marrë vendimi për një qëndrim 24-orësh para Kryeministrisë, duke e kthyer protestën e sotme në një përballje të zgjatur në shesh.
Kjo e bën protestën e 105-të të ndryshme nga format e ndjekura në ditët e mëparshme, ndërsa diaspora ka marrë sot rolin kryesor në drejtimin dhe fjalimet e protestës.
Protesta vijon.
Lexo edhe:
Protestat në Tiranë alarmojnë Europën: Kritika të forta ndaj Ramës dhe policisë















