Gjykata e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të dalë nga kafazi i qelqtë gjatë seancave gjyqësore.
Me këtë vendim, Meta do të mund ta ndjekë procesin gjyqësor përkrah avokatit të tij, dhe jo më nga kafazi i qelqtë.
Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ish-presidenti.
Ndërkohë, në orën 15:30 pritet të shqyrtohet një tjetër kërkesë e Ilir Metës, këtë herë lidhur me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij në Shkallën e Parë.
Seanca do të përcaktojë nëse masa e sigurisë ndaj kreut të Partisë së Lirisë do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet.
Lexo edhe:
Kryemadhi: Ramën e kam “zemër”, do vijë si dëshmitar në gjyqin tim/ Zbulon a u bë xheloz Ilir Meta
Ilir Meta ndryshon avokat, Bujar Musta merr përsipër mbrojtjen e ish-Presidentit















