Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën në orët e vona të së hënës, ku ka humbur jetën tragjikisht 17-vjeçari Leandro Shametaj. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se, për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.

Reklame

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të mesnatës, dhe goditja ka qenë fatale për të miturin.

Pas ngjarjes, trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Vlorës, ku familjarët dhe të afërmit kanë kaluar orë të tëra në pritje të mjekut ligjor dhe prokurorit.

Gjyshi i Leandros, i dërrmuar nga dhimbja, ka folur eksluzivisht për Syri Televizion, duke akuzuar autoritetet për mungesë veprimi dhe neglizhencë shtetërore:

“Unë jam gjyshi i të ndjerit. Djali i vajzës time u aksidentua mbrëmë në orën 12 të natës dhe u soll në morgun e spitalit të Vlorës. Kemi rreth 8 orë këtu dhe nuk vjen asnjë mjek për të bërë veprimet e nevojshme. Nuk e dimë çfarë shteti është ky, shtet që nuk punon. Rrinë 30 policë këtu e askush nuk merr asnjë masë për mjekun ligjor. Të vij unë e të marr kufomën pa ekspertizë? Një makinë ma vrau djalin me 220 km në orë dhe asnjë polic nuk ishte në vend. Ky nuk është shtet, është turp!”

Reklame