Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka njoftuar përmes një postimi publik në rrjetet sociale, zhvillimin e një takimi me shqiptarët e Amerikës.
“Freedom Works” – Takimi me shqiptarët e Amerikës, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.
Sipas njoftimit të publikuar nga lideri demokrat, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.
Ky takim pritet të jetë një tjetër moment i komunikimit të drejtpërdrejtë të Berishës me diasporën shqiptare në SHBA, duke vendosur në fokus marrëdhënien me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut dhe mesazhet politike që do të përcillen gjatë këtij aktiviteti.

Lexo edhe:

Reklame

Berisha merr vizën amerikane, udhëton javën e ardhshme drejt SHBA-së/ Ja delegacioni që do ta shoqërojë

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Mazhoranca po shpërndan 1.5 miliardë euro për “hajdutët” e saj, PD do paraqesë kandidatët më të mirë

Reklame