Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, deputeti Klevis Balliu ka reaguar pas ngjarjes së fundit në Sarandë, ku ka ndodhur një tjetër vrasje.
Sipas deputetit demokrat, Edi Rama është problemi, për shkak të lidhjeve kriminale, elektorale të kreut të qeverisë.
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
Vrasje me armë në Sarandë. Një tjetër jetë e humbur, një tjetër dëshmi se në Shqipëri qytetari nuk është i sigurt askund.
Ne e kemi denoncuar dhe faktuar prej vitesh lidhjen e Edi Ramës me krimin, interesat e përbashkëta elektorale dhe monetare.
Ndërrohen ministrat, ndërrohen drejtorët, por asgjë nuk ndryshon. Sepse problemi nuk është ministri.
Problemi është Edi Rama, që e ka kthyer policinë në shërbim të pushtetit dhe jo të shtetit e qytetarëve.
Krimi është kudo, shteti mungon dhe përgjegjësia ka një emër: Edi Rama.
Lexo edhe:
Atentati në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur në kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap















