Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po përdor fondet publike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

I pyetur se kur Partia Demokratike do të zyrtarizojë kandidatët për Tiranën dhe bashkitë e tjera, Berisha deklaroi se qeveria po shpërndan, sipas tij, 1.5 miliardë euro për “hajdutët e saj lokalë”, duke e cilësuar këtë një shkelje të ligjit elektoral.

Reklame

Mazhoranca ka shpërndarë dhe po shpërndan 1 miliardë e gjysmë euro për hajdutët e saj lokalë në kundërshtim flagrant me ligjin elektoral”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së tha se opozita po përgatitet për betejën elektorale dhe premtoi se kandidatët do të jenë, sipas tij, më të mirët që partia ka paraqitur ndonjëherë.

I pyetur nëse kandidatët do të zyrtarizohen brenda muajit shtator, Berisha u përgjigj:

Sigurisht që kjo është periudha në të cilën veprimtaritë dhe përkushtimet kryesore janë për fushatën elektorale.

Deklaratat e Berishës sinjalizojnë nisjen e përgatitjeve të opozitës për zgjedhjet lokale, ndërsa beteja për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë një nga përballjet kryesore të procesit zgjedhor.

Lexo edhe:

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE, Greqia ul çmimet deri në 30%

Berisha: Agasit po ia zbusin akuzat, Rama e ka çliruar nga pengmarrja

Reklame