Një 34-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.
Policia Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ka kryer kontrolle dhe verifikime në hyrje të territorit të Shqipërisë, duke identifikuar dhe ndaluar shtetasin Y. A., 34 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Sipas Policisë, nga verifikimet dhe informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Gjykata e Wiesbaden-it, në Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa ai dyshohet për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, sipas legjislacionit penal gjerman.
Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Gjermanisë.
Lexo edhe:















