Qindra shqiptarë që jetojnë në vendet e Europës kanë mbërritur këtë të shtunë në pikat kufitare në Shkodër, duke u nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar kundër qeverisë.

Të shumtë në numër dhe të pajisur me flamuj kombëtarë kuqezi, emigrantët janë parë duke kaluar kufirin në grupe, ndërsa kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën që zhvillohet sot në kryeqytet.

Reklame

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjete të shumta dhe qytetarë të ardhur nga diaspora, të cilët kanë zgjedhur të jenë të pranishëm në protestë, duke e konsideruar atë një moment të rëndësishëm për vendin.

Ndërkohë, në akset rrugore që lidhin veriun me Tiranën është vërejtur fluks i shtuar mjetesh, ndërsa pritet të shihet edhe pjesëmarrja totale në tubimin e sotëm në kryeqytet.

Reklame