Qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë nisur të mbërrijnë në pikat kufitare të vendit për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Sipas informacioneve dhe pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, një pjesë e emigrantëve po udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar, duke shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve.
Reklame
Ndërkohë, në disa akse rrugore që lidhin veriun e vendit me kryeqytetin është vërejtur rritje e qarkullimit të automjeteve, ndërsa pritet të shihet se sa i madh do të jetë pjesëmarrja e diasporës në protestë.
Reklame















