Parlamenti është rrethuar me barriera metalike dhe forca të shumta policie. Masat janë marrë para protestës së paralajmëruar nga qytetarët pranë Kuvendit.

Policia ka shtuar prezencën në terren. Gjithashtu, janë bllokuar disa prej akseve që të çojnë drejt godinës së Parlamentit.

Reklame

Në disa pika kyçe janë vendosur kordonë të shumtë policorë. Forcat e rendit janë pozicionuar edhe në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit.

Prani e shtuar e policisë është konstatuar edhe në zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme.

Forcat e policisë janë vendosur gjithashtu në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.

Masat e sigurisë vijnë në kuadër të protestës së paralajmëruar. Qytetarët pritet të mblidhen pranë Parlamentit për të shprehur kundërshtimet e tyre.

Situata në zonën përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga strukturat e Policisë së Shtetit.

  Lexo edhe:

Rama prezanton dokumentin “Besa”: “Protesta e flamingove duhet të kthehet në test pjekurie të demokracisë”

Rama pas protestave: “Dorëheqja ime është e panegociueshme”

Reklame