Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura në rritje.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të shënojnë një rritje të lehtë, ndërsa ato të mesditës pritet të luhaten nga 6 deri në 20 gradë Celsius.
Ngrohja e motit vjen si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta, të krijuara nga një qendër e presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe Afrika e Veriut.
Si pritet të jetë java
Edhe gjatë ditëve në vijim, territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e një qendre të thellë presioni të lartë që ka përfshirë kontinentin europian.
Kjo situatë atmosferike do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, me pak vranësira kalimtare dhe temperatura të favorshme për stinën.
Java pritet të karakterizohet nga kushte ideale për lëvizje, udhëtime dhe aktivitete në natyrë.















