Një Incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë-Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur pas përmbysjes së një mjeti bujqësor.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, ku një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në anë të aksit.

Reklame

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Reklame