Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten alternime me vranësira mesatare kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të vendit.

Reklame

Në zonat malore të lindjes dhe jugut parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 8 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Reklame