Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në Sukth të Durrësit, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me dajën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, mes të riut dhe të afërmit të tij ka pasur një debat për motive që ende nuk janë bërë të ditura. Gjatë konfliktit, daja dyshohet se e ka goditur 25-vjeçarin me mjet prerës, thikë.

Reklame

I riu është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtim nga mjekët. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e motiveve që çuan në konfliktin mes familjarëve.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Reklame