Tiranë – Dritan Goxhaj është shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit. Ai u largua nga zona e protestës me pranga në duar, mes tensioneve të krijuara mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Shoqërimi i Goxhajt ndodhi në momentin kur situata para Parlamentit ishte përshkallëzuar, ndërsa policia po ndërhynte për të larguar protestuesit nga hyrja e Kuvendit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë Goxhajn të shoqëruar nga disa efektivë policie drejt një automjeti të policisë, me pranga në duar, ndërsa protestues të tjerë reaguan duke kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Ngjarja vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku protestues hodhën vezë në drejtim të automjetit të zëvendëskryeministres Albana Koçiu dhe pati përplasje me policinë.
Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi arsyet e shoqërimit të Dritan Goxhajt apo nëse ndaj tij është marrë ndonjë masë procedurale.














