Kanë kaluar pothuajse tre vjet që kur Eden Hazard, pas një periudhe të vështirë te Real Madridi e shoqëruar me lëndime, vendosi të mbyllë karrierën e tij futbollistike.

Ish-lojtari belg, që ka luajtur më parë për Lilàn dhe Çelsi, ka përdorur këtë kohë për të reflektuar mbi jetën jashtë fushës.

Reklame

“Jeta ime është mjaft e thjeshtë. Jam baba i pesë fëmijëve. Tani për tani jam më shumë shofer taksie sesa futbollist, por kjo është në rregull”, tha Hazard, ndërsa vazhdon të jetojë në Madrid.

Hodhi dritë mbi një transformim të papritur të jetës së tij, duke treguar se pas famës dhe trofeve, prioriteti tani është familja dhe rutina e përditshme.

Reklame