Qytetarët që përdorin transportin urban në linjën Kamëz–Tiranë do të përballen me tarifa më të larta nga data 1 nëntor. Çmimi i biletës do të rritet nga 40 lekë në 50 lekë, ndërsa abonetë mujore do të shkojnë nga 12 mijë në 14 mijë lekë.

Operatori i linjës ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Bashkinë Kamëz për rritjen e tarifave, duke argumentuar vendimin me shtimin e kostove të karburantit dhe shpenzimeve operative. Kërkesa është shoqëruar me analizë ekonomike dhe raport financiar, të cilat u shqyrtuan nga Drejtoria e Transportit dhe komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak, dhe propozimi u miratua me votim.

Reklame
Reklame