Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore po kryejnë kontrolle në disa zona dhe po shoqërojnë disa persona.

Shkak për aksionin është një ngjarje kriminale që përfshin keqtrajtimin e Ilir Topçiut, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, nga fshati Vishocicë.

Reklame

Aktualisht aksioni vijon dhe nuk ka të dhëna të sakta nëse ka persona të arrestuar deri tani. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Reklame