Deputetja dhe zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ishte pjesë e Ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, një aktivitet vjetor ku mblidhen udhëheqës politikë, fetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vende të ndryshme.
Sipas Xhixhos, ceremonia shërbeu si një moment reflektimi dhe frymëzimi, duke theksuar rëndësinë e vlerave të përbashkëta dhe rolin e besimit në përballimin e sfidave globale.
Fjalimi kryesor u mbajt nga Presidenti Donald Trump, i cili, sipas Xhixhos, përcolli mesazhin se besimi, uniteti dhe bashkëpunimi janë çelësi për të përballuar sfidat globale.
Pas ceremonisë, Xhixho theksoi në një reagim publik se prania e liderëve nga e gjithë bota forcoi bindjen se ndarja e vlerave të përbashkëta dhe shpresa për të ardhmen ndihmon në ndërtimin e urave më të forta dhe një bote më të mirë për brezat që vijnë.
Në një postim në Facebook, ajo shkroi:
“Ishte një nder i veçantë të isha pjesë e eventit vjetor të Mëngjesit të Lutjeve, një moment reflektimi dhe frymëzimi të thellë. Mes udhëheqësve politikë, fetarë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga e gjithë bota, u përforcua bindja se, kur ndajmë vlera të përbashkëta dhe shpresë për të ardhmen, mund të ndërtojmë ura më të forta dhe një botë më të mirë për brezat që vijnë.”
















