Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se marshimi drejt Drejtorisë së Policia e Shtetit është një akt i drejtpërdrejtë kundër asaj që ai e cilëson si “kryebanditë të narkoshtetit”.
I pyetur pse protesta po drejtohet drejt këtij institucioni, Berisha u shpreh:
“Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit që quhet Ilir Proda.”
Berisha akuzoi drejtpërdrejt Ilir Prodën, duke e cilësuar atë si “shërbëtor” dhe “mercenar” të kryeministrit Edi Rama.
“Ndaj dhe shkon revolta, kryengritja për t’i thënë që aq sa ka të ardhme Edi Rama, aq ke edhe ti. Je një shërbëtor, një mercenar i tij”, deklaroi ai.
Sipas Berishës, në zyrën e Prodos ndodhet edhe Ergys Agasi, për të cilin tha se “janë bashkë ata”.
“Aty është natyrisht në zyrën e tij edhe Ergys Agasi. Janë bashkë ata. Ndaj dhe shkojmë aty për t’i shënjuar”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se aksioni nuk është kundër efektivëve të thjeshtë të policisë, por – sipas tij – kundër drejtuesve që ai i konsideron përgjegjës.
“Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë… por ndaj këtij banditi që përbën dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm të narkoshtetit. Ne shkojmë gjer atje”, përfundoi Berisha.















