Kjo e enjte,12 mars, është një ditë vendimtare sa i takon çështjes të diskutuar prej muajsh të Belinda Ballukut, e cila tanimë nuk ushtron më asnjë pushtet ekzekutiv.
Në Kuvend do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit të deputetes, që më pas të kalohet në masë shtrënguese ndaj saj, “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”. PS e PD janë të ndara në qëndrimet e tyre. Zyrtarisht, socialistët e kanë refuzuar kërkesën e SPAK.
Reklame
“Do të votojmë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Lubi Ballukut”, tha Berisha gjatë një komunikimi me mediat në hyrje të Parlamentit.
Reklame















