Advertisement

Apeli i Posaçëm ka shpallur vendimin për ish-drejtoreshën e përgjithshme të institucionit “Tirana Parking”, Eglantina Zere, si dhe për katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati, të akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas vendimit të Apelit, dënimet me burg të dhëna në shkallë të parë janë pezulluar dhe janë konvertuar në shërbim prove për një afat prej 12 muajsh për secilin prej të pandehurve.

Reklame

Konkretisht:

Eglantina Zere – i pezullohet dënimi me burg dhe konvertohet në shërbim prove për 12 muaj.

Rivjola Baxha – pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe vendoset në provë për 12 muaj.

Enkelejda Qyta – pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe vendoset në provë për 12 muaj.

Bruno Koçi – pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe vendoset në provë për 12 muaj.

Kristo Zhulati – pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe vendoset në provë për 12 muaj.

Në shkallë të parë, të pestë ishin dënuar me nga 6 muaj burg.

Sipas SPAK, gjatë hetimeve paraprake është provuar se Eglantina Zere, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, në bashkëpunim me Enkelejda Qytën, Bruno Koçin dhe Rivjola Baxhën, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe me Kristo Zhulatin, anëtar i Njësisë së Prokurimit, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest” sh.p.k.

Shkeljet lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stërmasi”, e zhvilluar më 1 tetor 2019, ku, sipas akuzës, është cenuar barazia e pjesëmarrësve në garën publike.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 29.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale, mbi ankimet e të pandehurve Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, Eglantina Zere ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Z. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. –

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, –

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. 2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026

Reklame