Advertisement

Zjarrfikësit e Tiranës do të shpërblehen financiarisht për angazhimin e tyre në përballimin e situatës së zjarreve.

Nisma vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa projektvendimi do t’i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim.

Reklame

Shpërblimi vjen si vlerësim për efektivët që u angazhuan në terren në luftën me flakët, në një periudhë me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme.

Zjarrfikësit kanë qenë në vijën e parë të ndërhyrjeve, duke punuar për shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës.

Nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj, Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe më herët shpërblime për zjarrfikësit pas situatave të jashtëzakonshme.

Lexo edhe

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje/ Kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

Veliaj propozon 4 ish-krerët e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës: “Mirënjohje për kontributin historik”

Reklame