Dy ditë pasi luftën e shpalli të hapur me Kryeministrin Rama, Erion Veliaj zgjodhi t’i çonte të tjera mesazhe kreut të qeverisë. Përmes 10 faqeve me shkrim dore, të cilat thotë se janë përgjigjet që i ka dhënë Gogut menjëherë pas takimit me të në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës fillimisht kujdeset që mesazhin ta ketë të drejtëpërdrejtë për Ramën.

“Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”, shkruan Veliaj.

Veliaj lë të nënkuptohet se Gogu i ka thënë se Rama nuk po e kallëzon te prokurorët që e duan të fundosur për përfshirjen në protesta dhe se ky është nderi i fundit”Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim? – Kjo e prokurorëve që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete. Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën”, vijon Veliaj.

Reklame

Nga burgu kreut të qeverisë i kujton të shkuarën e përbashkët, ndërsa për luftën e hapur me faj bën edhe disa nga socialistët, por pa i vënë emra, përfshirë ministra.“Keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë. Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm. – Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”, shkruhet më tej.

Bashkinë e Tiranës ketë herë thotë nuk do ta delegojë, ndërsa kryetarin e partisë që ende i përket zyrtarisht, sërish e akuzon për braktisje të socialistëve të vërtetë.“KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS? Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët. PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS”, vijon letra.

Në letrën që e ka ndarë në tre pjesë, saç janë edhe kërkesat që sipas tij i bëri Kryeministri për ministrit të Drejtësisë një përgjigje e ka edhe për kërkesën për t’u distancuar nga avokati i tij.“Për 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret? Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot”, shprehet Veliaj.

Në fund Veliaj tregon nga Gogu i kishte sjellë dy libra si dhuratë, për të cilët e kishte falënderuar, teksa në mesnatë largohej me paterica drejt qelisë“I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme”, përfundon shkrimi.

Vetë ministri Gogu e ka pranuar takimin me Veliajn natën e 30 tetorit, por mohoi akuzat se i kishte dërguar “mesazhe” në emër të Kryeministrit.

Shënimet e Erion Veliajt

Përgjigjet e mia: TG

1 – Transferim si “nder” + protestat

– E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.

– Turp që KM merret vetë me internimet.

– Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.

– Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.

– Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.

– Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?

– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?

– Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete

– Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm

– Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.

– Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA

– Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.

– Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.

– Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.

– Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”

– Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.

– Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.

– Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.

2

– Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota

– 0 shkolla

– 0 pemë të mbjella

– 0 investime të reja

– 0 vendime të rëndësishme

– 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana

– Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta

– Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm

– KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?

– Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.

– Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.

– Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT

– PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS

– Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më

– Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me

3

Përgjigja për Plaron

– 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?

– A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?

– A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?

– Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot.

– 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.

– I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme.

Lexo edhe

Çfarë i ka shkruar Veliaj ministrit të Drejtësisë? Plarent Ndreca del me dy lajme pas takimit

Letra e Veliajt ndez reagimin e Berishës: “Rama kërkon t’i dorëzojë Bashkinë Hajdarit, Tre lugë i merr për vete, një ua lë të tjerëve”

Reklame