Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen në çështjen e vrasjes së Egli Progës.
Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.
Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar.
Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm.
Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.
lexo edhe:
Parashikimi i motit për ditën e sotme 12 tetor. Reshje shiu dhe mjegull
Horoskopi e hënë, 12 tetor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë














