Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dështuar sërish për shkak të bojkotit të avokatëve.
Në përgjigje të mungesës së tyre, GJKKO ka vendosur gjoba prej 100 mijë lekësh të rinj për secilin avokat që nuk u paraqit në seancë. Ndërkohë, për Veliajn janë pezulluar sërish afatet e paraburgimit.
Në seancën e radhës, të caktuar më 27 tetor, gjykata ka paralajmëruar se do të thërrasë avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, për të përfaqësuar të pandehurit.
Prej 7 shtatorit, avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore në GJKKO, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së re që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e celularëve në sallat e gjykimit.
Përplasja mes avokatëve dhe Gjykatës së Posaçme ka sjellë shtyrje të njëpasnjëshme të seancave, duke penguar vijimin normal të proceseve.
Mbetet për t’u parë nëse seanca e 27 tetorit do të zhvillohet me përfaqësues të tjerë ligjorë apo nëse bojkoti do të vijojë të pengojë procesin ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë.
Lexo edhe
Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal! Mesazh i kryebashkiakut Veliaj me IA














