Advertisement

Vendi ynë do të karakterizohet ditën e sotme nga mot relativisht i paqëndrueshëm, me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, afatshkurtra dhe me intensitet të ulët.

Reshjet pritet të shfaqen nga orët e mesditës deri në pasdite, kryesisht në zonat malore të Shqipërisë së mesme dhe në jug-juglindje. Pas orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten.

Reklame

Gjatë orëve të mëngjesit deri në mesditë, në zonat luginore parashikohet gjithashtu mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-lindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

Lexo edhe:

Horoskopi e hënë, 12 tetor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Çfarë po ndodh në PS? Rama thërret deputetët dhe ministrat në një takim të zgjeruar

Reklame