Advertisement

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Huthëve ndaj aeroportit të Riadit, ku humbën jetën 12 persona dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur.

Në një postim në X, ajo e cilësoi sulmin më vdekjeprurës të kryer deri tani nga Huthët si “një përshkallëzim të rrezikshëm”. “Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Jemi në solidaritet me Arabinë Saudite dhe popullin e saj”, shkroi Von der Leyen.

Reklame

Ajo theksoi se këto sulme, të kryera nga grupe të mbështetura nga Irani, po e shtyjnë rajonin drejt një spiraleje dhune, po destabilizojnë nyje kyçe të transportit dhe energjisë në nivel global dhe po sjellin pasoja në mbarë botën. “Këto sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë”, tha ajo.

lexo edhe

Rebelët Huthi godasin aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur!

SHBA rrit nivelin e alarmit në Arabinë Saudite pas sulmit në Riad, kufizon lëvizjet e personelit amerikan në aeroporte

Reklame