Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, përfshirë goditjen vdekjeprurëse ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad. Në një reagim në platformën X, Rama shprehet se Shqipëria qëndron vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar”, shkruan Rama.

Reklame

Kryeministri shton se Huthët dhe, sipas tij, “sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran” duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të flasë “me një zë të vetëm dhe të qartë”, duke theksuar se këto sulme duhet të ndalen menjëherë.

Deklarata e plotë e Kryeministrit Rama në X

“Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad. Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë” tha Rama.

Lexo edhe

Von der Leyen dënon sulmin në Riad: Po e shtyn rajonin drejt një spiraleje dhune

Rebelët Huthi godasin aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur!

Reklame