Advertisement

Aktori dhe regjisori Ben Affleck ka folur për ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez, dy vjet pas ndarjes së tyre, duke shprehur respektin që vazhdon të ketë për të.

Affleck, i cili prodhoi filmin ‘Kiss of the Spider Woman’ me Jennifer Lopez në rolin kryesor, u pyet pse shpesh anashkalohet në Hollywood. Aktori u përgjigj se ishte i anshëm, por nxori në pah aftësitë e saj.

Reklame
“Kam respekt dhe admirim të madh për atë që ajo mund të bëjë”, tha aktori 54-vjeçar në një intervistë.

Ai shtoi se kur bëhet fjalë për çmimet, suksesi komercial nuk duhet gjithmonë t’i përshtatet shijes së tij dhe se është një biznes subjektiv ku njerëzit sjellin kriteret e tyre. Affleck tha se nuk mendon gjithmonë se personi i duhur merr çmimin e duhur.

“Në fund të fundit, është thjesht një grup njerëzish që votojnë për çmimet e filmave”, tha Affleck.

Marrëdhënia mes dy yjeve të famshëm ka qenë për vite me radhë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, që nga romanca e tyre e parë në fillim të viteve 2000, rikthimi i dashurisë dhe martesa në vitin 2022, deri te divorci në 2025-ë 2025-ën që përfundoi një tjetër kapitull të historisë së tyre.

Lexo edhe

Pas miratimit të hartës së re territoriale, PS kërkon Komision të Posaçëm për fazën e dytë të reformës

Nga BKH te Drejtoria e Burgjeve? Emri që pritet të zëvendësojë Adriatik Kupin

Reklame