Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas raportimeve, Abazi dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë. Dyshimet lidhur me financimin e kësaj pasurie janë pjesë e hetimeve të SPAK, ndërsa përgjegjësia penale e personave të përfshirë mbetet për t’u përcaktuar nga drejtësia.
15 persona të tjerë pritet të paraqiten në SPAK
Në kuadër të së njëjtës çështje, gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme edhe 15 persona të tjerë të marrë të pandehur.
Sipas raportimit, atyre do t’u komunikohet përfundimi i hetimeve. Procedurat pritet të vijojnë edhe ditën e nesërme, kur në SPAK do të paraqiten persona të tjerë të lidhur me të njëjtin proces.
Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e çështjes dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë. Marrja e statusit të të pandehurit nuk përbën në vetvete shpallje fajësie; kjo përcaktohet nga gjykata.
Lexo edhe
‘Të dy në një varkë’/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30














