Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe të pandehurit e tjerë në kuadër të procedimit penal nr. 136. Balluku është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, tetë ditë pasi iu komunikuan akuzat nga organi i hetimit.

Sipas informacionit të bërë publik, çështja lidhet me dyshime për shkelje në procedurat e prokurimit publik, korrupsion, deklarimin e pasurisë dhe pastrim parash. Në fokus të hetimeve janë disa kontrata të rëndësishme infrastrukturore, mes tyre Tuneli i Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Reklame

Cilat janë akuzat ndaj Belinda Ballukut?

Akuzat e komunikuara nga SPAK më 20 tetor përfshijnë nëntë raste të dyshuara të shkeljes së barazisë në tendera publikë, të kryera në bashkëpunim, si dhe korrupsion pasiv në ushtrimin e funksioneve publike.

Në listën e veprave penale të bëra të ditura përfshihen gjithashtu korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë në dy raste, si dhe pastrimi i produkteve të veprës penale në lidhje me dy pasuri të paluajtshme.

Hetimi përfshin edhe persona të tjerë të pandehur, ndërsa kontratat publike të infrastrukturës përbëjnë një nga drejtimet kryesore të çështjes.

Mbyllja e hetimeve shënon përfundimin e fazës hetimore të procedimit, por nuk përbën vendim fajësie. Përgjegjësia penale e të pandehurve përcaktohet nga gjykata, në përputhje me ligjin dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

Lexo edhe

SPAK i komunikon akuzën Igli Tares, dyshohet se fshehu dy vila të Belinda Ballukut

‘Të dy në një varkë’/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30

Reklame