Advertisement

Shqipëria pritet të mbyllë sot Kapitullin 20 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, gjatë Konferencës së 10-të të Negociatave të Anëtarësimit, që do të mbahet në Luksemburg.

Lajmi është bërë i ditur përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Rama, ku theksohet se mbyllja e këtij kapitulli përbën një tjetër hap në procesin e integrimit europian të vendit.

Reklame

Kapitulli 20 lidhet me politikat e ndërmarrjeve dhe industrisë, duke përfshirë zhvillimin e konkurrueshmërisë dhe krijimin e kushteve për një mjedis më të favorshëm për biznesin.

Mbyllja e tij shënon një tjetër etapë në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të përafrimit me standardet dhe politikat e unionit.

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

AGJENDA ZYRTARE

16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45 – Doorstep.

16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.

17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.

Lexo edhe
Reklame