Forcat e Policisë kanë nisur shoqërimet e protestuesve gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.
Efektivë të shumtë janë angazhuar në terren, duke ndërhyrë për të larguar protestuesit nga zonat ku po zhvillohen grumbullimet. Gjatë ndërhyrjes, policia ka nisur shoqërimin e disa prej personave që marrin pjesë në protestë.
Protesta vijon në një klimë të tensionuar, ndërsa të rinjtë kanë dalë në rrugë me thirrje për ndryshim dhe kundërshtim ndaj qeverisë.
Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për numrin e personave të shoqëruar dhe arsyet konkrete të shoqërimeve.
Tempull News do të sjellë në vijim informacionet e përditësuara mbi zhvillimet në protestë.
Lexo edhe
Protestat përhapen në Tiranë, gjimnazistë dhe studentë bojkotojnë mësimin
PD në krah të protestuesve: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme













