Partia Demokratike ka njoftuar krijimin e një grupi avokatësh që do të ofrojnë asistencë ligjore 24 orë në 7 ditë për studentët dhe protestuesit që shoqërohen, ndalohen apo arrestohen në lidhje me pjesëmarrjen në protestat studentore.
Përmes një njoftimi të Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, PD bën të ditur se grupi do të jetë në dispozicion të protestuesve për t’i përfaqësuar dhe asistuar pranë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave.
Sipas Partisë Demokratike, qëllimi është garantimi i të drejtave ligjore të çdo protestuesi dhe ofrimi i mbështetjes juridike në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Shtatë avokatë në dispozicion të protestuesve
Grupi i avokatëve të vënë në dispozicion nga PD përbëhet nga:
Marash Logu
Eda Grimci
Adriana Kalaja
Franc Nuri
Shaqir Manjani
Besart Logu
Ledio Nuraj
Partia Demokratike ka publikuar edhe numrin e telefonit ku protestuesit mund të kërkojnë ndihmë ligjore në çdo kohë.
Numri i kontaktit: 067 482 5149
PD: Të garantohen të drejtat e protestuesve
Në njoftimin e saj, Partia Demokratike thekson rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe garantimin e procesit të rregullt ligjor për çdo qytetar që përballet me procedura policore apo gjyqësore.
Vendimi për vënien në dispozicion të avokatëve vjen në një moment kur protestat studentore janë shoqëruar me tensione dhe shoqërime në polici, ndërsa PD deklaron se do të ofrojë mbështetje ligjore për protestuesit që kanë nevojë për asistencë.
Lexo edhe
Shqipëria në kaos nga protestat e studentëve, Rama për “Reuters”: Nuk do të jap dorëheqjen
Berisha thirrje për bojkot të mësimit: Biznesmenët t’i bashkohen protestës, Rama të japë dorëheqjen














