Advertisement
Tirana vijon të jetë e përfshirë nga protestat, ndërsa gjimnazistë dhe studentë kanë bojkotuar mësimin dhe u janë bashkuar tubimeve në kryeqytet.
Sipas pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt, një grup të rinjsh ka vijuar marshimin në drejtim të Rrugës së Elbasanit, ndërsa gjatë lëvizjes janë regjistruar dëmtime të sinjalistikës rrugore.
Reklame
Në një prej episodeve, disa të rinj kanë goditur me sende të forta një semafor, duke e dëmtuar rëndë.
Protestat vijojnë në disa zona të Tiranës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse marshimi do të shoqërohet me incidente të tjera dhe si do të reagojnë autoritetet për garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore.
Lexo edhe
Anulohet seanca plenare e Kuvendit pas protestave të dhunshme në Tiranë
Reklame














