Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, është arrestuar në Deçan nga Policia e Kosovës, dy ditë pas ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye sonte rreth orës 23:40, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore.

Reklame

“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka falënderuar gjithashtu qytetarët që ndihmuan në lokalizimin e të dyshuarit.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë. Sylaj konsiderohet i dyshuar dhe vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

lexo edhe

Tensione në protestë, policia ndërhyn dhe shoqëron protestuesit

Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij për të ngulur kullë 23 kate në zemër të Pogradecit

Reklame