Advertisement

Strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Fier kanë zbuluar në Patos një subjekt ku dyshohet se çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të kontrabanduara.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, u vu në pranga shtetasi Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos, pronar i subjektit.

Reklame

Gjatë kontrollit në servisin e tij janë gjetur 4 automjete, pjesërisht të çmontuara, si dhe një sasi e konsiderueshme pjesësh automjetesh, të dyshuara se janë kontrabanduar nga shtete të ndryshme të Europës.

Nga verifikimet rezultoi se 50-vjeçari nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti ekonomik.

Automjetet dhe pjesët e sekuestruara u bllokuan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.

Reklame