Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga mbrëmja e së hënës në Tiranë, ku në të njëjtën kohë zhvilloheshin dy aktivitete të ndryshme: protesta e 37-të radhazi para Kryeministrisë dhe ndjekja e ndeshjes së Botërorit në Sheshin “Skënderbej”.
Në postimin e tij, Rama ka publikuar pamje nga qytetarët që ishin mbledhur për të ndjekur në ekranin gjigant ndeshjen Portugali–Spanjë, paralelisht me protestuesit që marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.
Kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin me një mesazh, ku vë në dukje kontrastet që, sipas tij, karakterizojnë jetën në kryeqytet.”Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit.Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës.E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës.Mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit,e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit.”
Në këtë mënyrë, Rama risolli edhe disa vargje nga një këngë e tij, duke i përdorur për të përshkruar atmosferën e mbrëmjes në Tiranë, ku protesta dhe aktivitetet sportive u zhvilluan njëkohësisht në qendër të qytetit.


“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit
Mes protestave dhe presionit publik, Rama thërret drejtuesit politikë të PS














