Policia e Tiranë ka ndaluar një 28-vjeçar, i dyshuar për dhunimin e një mjeku në rrugë, pas kallëzimit të bërë nga vetë i dëmtuari.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeku ka deklaruar se ishte dhunuar për shkak të detyrës, çka ka vënë në lëvizje strukturat e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Reklame

Si rezultat i kontrolleve, është ndaluar shtetasi Elton Halili, 28 vjeç, i cili rezulton se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar gjithashtu se më datë 01.02.2026, 28-vjeçari ka kanosur një shtetas me iniciale D. D., në banesën e këtij të fundit.

Po ashtu, ai dyshohet se më datë 08.02.2026 ka kryer një vjedhje në një banesë në zonën e Yzberisht, ndërsa më datë 10.02.2026 dyshohet se ka vjedhur në dy kompani në rrugën e fshatit Prush.

Policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të të gjitha veprimtarive kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë 28-vjeçari. Materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

Reklame