Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka shpallur vendimin për çështjen e shumëdebatuar të pagave të gjyqtarëve, duke pranuar pjesërisht kërkesën e paraqitur prej tyre dhe duke shfuqizuar disa dispozita të ligjit nr. 33/2023, si të papajtueshme me Kushtetutën.

Vendimi, i marrë me shumicë votash, prek konkretisht:

Reklame

Fjalinë e parë të shkronjës “a” të nenit 1;

Pikën 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023, “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar.

Në një nga pikat më të forta të vendimit, Gjykata ka detyruar Kuvendi i Shqipërisë që të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore, në përputhje me arsyetimin e saj, brenda datës 31.07.2026.

Sipas vendimit:

Kërkesa pranohet pjesërisht;

Dispozitat e sipërpërmendura shfuqizohen si antikushtetuese;

Kuvendi duhet të ndërhyjë brenda afatit të përcaktuar;

Efektet e shfuqizimit do të hyjnë në fuqi me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se 31.07.2026;

Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i Kushtetueses rikthen në qendër të debatit raportin mes pavarësisë së gjyqësorit dhe kompetencave të legjislativit në përcaktimin e trajtimit financiar të magjistratëve. Gjykata ka vlerësuar se dispozitat e shfuqizuara cenonin standardet kushtetuese që lidhen me statusin dhe garancitë e gjyqtarëve.

Vendimi i arsyetuar do të publikohet brenda afateve të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të kësaj gjykate.

Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në arkitekturën ligjore të sistemit të drejtësisë dhe në balancën institucionale mes pushteteve, duke e vendosur Kuvendin përballë një afati të qartë për rishikimin e kuadrit normativ.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Reklame