Pamje shqetësuese janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku një i ri, me sa duket me këmbë të thyer, shihet teksa merret nga efektivët e policisë.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka humbur ndjenjat dhe është transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore apo rrethanat e dëmtimit.
Ngjarja vjen pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh në kryeqytet, ku janë raportuar të lënduar dhe shoqërime të protestuesve.
Rrethanat në të cilat është dëmtuar i riu dhe gjendja e tij shëndetësore pritet të sqarohen nga autoritetet.
Lexo edhe
Ministri Ervin Demo reagon për protestën: Policia dhe protestuesit nën hetim
PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ Flakë te Bashkia e Tiranës, ndërhyjnë forcat e policisë













