Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, zhvilloi një takim me demokratët në Klos, në kuadër të procesit të “Ripërtëritjes” së strukturave të PD-së.
Gjatë takimit, Noka theksoi se procesi synon të krijojë hapësirë për çdo demokrat që kërkon ndryshim brenda partisë, ndërsa vendimmarrja për të ardhmen e PD-së duhet të bazohet te demokratët dhe strukturat aktive të forcës politike.
“Ripërtëritja është rruga e hapur për çdo demokrat që kërkon të bëhet ndryshimi që dëshiron të shohë për PD-në”, shkruan Noka në reagimin e tij.
Takimi në Klos është pjesë e takimeve me strukturat dhe bazën e PD-së në kuadër të turit të Ripërtëritjes.
Reagimi i plotë:
🤝🏼 Një takim mes demokratësh në #Klos.
🔄 #Ripërtëritje është rruga e hapur për çdo demokrat që kërkon të bëhet ndryshimi që dëshiron të shohë për #PD. Vendimet për të ardhmen e PD-së merren në bazë me #demokratët, brenda strukturave aktive të forcës sonë politike.
Lexo edhe














